Presidenti sirian Sharaa vizitë në Jordani, takohet me mbretin Abdullah         Foto: AA

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa është takuar me mbretin Abdullah II në Aman në vizitën e tij të parë zyrtare në Jordani.

Këshilli mbretëror njoftoi se monarku jordanez mirëpriti liderin sirian pas mbërritjes së tij në Aeroportin Marka në Aman.

Nuk janë dhënë detaje rreth kohëzgjatjes së vizitës së Sharaas në Jordani.

Bashar al-Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Sharaa, udhëheqësi i administratës së re siriane, më 29 janar u emërua president gjatë periudhës së tranzicionit.

TRT Balkan / agjencitë
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj