Presidenti ukrainas akuzon Trumpin se jeton në një 'flluskë dezinformimi' / Photo: AA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi të mërkurën presidentin amerikan Donald Trump se ishte kapur në një "flluskë dezinformimi", duke thënë se ai shpresonte se ekipi i Trumpit do ta kuptonte më qartë atë që ai e quajti "të vërtetën për Ukrainën".

Në një intervistë për mediat gjermane, Zelensky hodhi poshtë komentet e fundit të Trumpit duke sugjeruar se ai ka vetëm katër përqind mbështetje në vendin e tij.

"Ne e kemi parë këtë dezinformim dhe kuptojmë se vjen nga Rusia. Kemi prova që këto shifra po diskutohen mes përfaqësuesve amerikanë dhe rusë. Fatkeqësisht, Trump është bllokuar në këtë flluskë dezinformimi", tha Zelensky.

Ai akuzoi Trump se ka ndihmuar presidentin rus Vlladimir Putin në përpjekjet e tij për ta dobësuar izolimin ndërkombëtar të Rusisë për luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera.

TRT Balkan / agjencitë