Protestuesit proizraelitë sulmuan kampin në Universitetin California      / Foto: AA

Një grup protestues proizraelit, shumica e të cilëve kishin fytyrat e tyre të maskuara, sulmuan Kampin e Solidaritetit me Gazën, i krijuar nga studentë propalestinezë në Universitetin California në ShBA, ndërkohë që nuk kishte asnjë rojë sigurie në zonë gjatë incidentit, sipas asaj që gazetarët në rajon transmetuan.

Sulmuesit që u përpoqën të shkatërrojnë barrikadat rreth kampit, hodhën objekte të ndryshme, veçanërisht shishe uji ndaj demonstruesve propalestinezë. Personat ende të paidentifikuar që sulmuan disa nga studentët gjithashtu i shanë demonstruesit propalestinezë.

Kur grupi sulmoi Kampin e Solidaritetit me Gazën, tërhoqi vëmendjen se në zonë nuk kishte siguri, përfshirë policinë.

"Ka një orë që jam duke e shikuar këtë përleshje në Universitetin California. Nuk ka asnjë reagim nga policia", shkroi gazetari Sergio Olmos në llogarinë e tij të rrjeteve sociale.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan gjithashtu mbështetësit e Izraelit duke hedhur fishekzjarre në Kampin e Solidaritetit me Gazën.

TRT Balkan / agjencitë