Pse është në krizë Qeveria e Italisë dhe çfarë do të thotë kjo për BE-në?     Foto:AA

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, paralajmëroi dorëheqje pasi që njëra prej partive në Qeverinë e unitetit kombëtar refuzoi t’a mbështesë në votimin për besueshmërine e ligjit kontravers për harxhimet e jetës.
Ky hapë e solli Italinë (e cila lufton të rimëkëmbet pas goditjes ekonomike si pasojë e pandemisë) në pasiguri, për shkak se hapet mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.
“Shumica parlamentare e cila e mbështetë Qeverinë nuk ekziston më”, tha Draghi të enjtën e 14 korrikut.
Presidenti Sergio Mattarella, nuk e pranoi dorëheqjen e kryeministrit dhe iu lutë të mërkurën e ardhshme t’i drejtohet Kuvendit. Sipas analistëve është e mundshme që pas fjalimit të tij të vihet në rend dite votimi i besueshmërisë.
Dorëheqja e tij mund të hapë rrugë për zgjedhje të parakohshme, të cilat mund të mbahen në tetor. Zgjedhjet e ardhshme janë caktuar për në pranverën e vitit 2023.

Kryeministri mik i BE-së

Ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, u zgjodh nga Mattarella t’a drejtoj Qeverinë e unitetit kombëtar në shkurt të vitit 2021, me detyrë të udhëheq Italinë në rrugën drejtë rimëkëmbjes ekonomike pas krizës me Covid-19. Ai realizoi një varg reformash në këmbim të mjeteve të BE-së për rikëkëmbje nga pandemia.
Partitë politike, duke filluar nga Partia Demokratike e qendrës së majtë e deri te e djatha ekstreme Liga, qëndruan pas kryeministrit të atëhershëm, si dhe shumica e mediave në Itali dhe shtypi ndërkombëtar.
Tregjet financiare e panë atë si një ruajtës të stabilitetit dhe rivendosën besimin në ekonominë e vendit pavarësisht rritjes së borxhit publik, i cili deri atëherë kishte arritur më shumë se 150 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV).
Por kostot e huamarrjes së Italisë u rritën ende gjatë mandatit 17-mujor të Draghit.
“Kjo tregon se nuk jam i mbrojtur nga gjithçka. Unë jam qenie njerëzore dhe gjëra të tilla ndodhin”, deklaroi Draghi para mediave së fundmi.
Trazirat e fundit politike kanë ushtruar presion mbi bursën italiane.
Ekziston frika se borxhi i Italisë, i cili është 2.5 miliardë euro, është shumë i madh për t'u shpëtuar dhe se mos plotësimi i detyrimeve mund të tërheqë të gjithë eurozonën.
Borxhi publik i vendeve të eurozonës është rritur gjatë pandemisë, ndërsa kriza Rusi-Ukrainë ka çuar në probleme të reja ekonomike për shkak të mbështetjes së BE-së në gazin rus dhe përpjekjeve të Moskës për ta përdorur atë si levë kundër bllokut në përgjigje të sanksioneve të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.
Italia mbështetet tek Rusia për 40 për qind të gazit që përdor. Kostot e larta të energjisë kanë çuar në inflacion, duke shkaktuar një krizë të kostos së jetesës në të gjithë bllokun.
E djathta ekstreme mund të përfitojë nga kriza

Vendimi i Draghit erdhi pasi Lëvizja “Pesë yje” (M5S), një parti e udhëhequr nga ish-kryeministri Giuseppe Conte, bojkotoi një votim mbi një faturë prej 26 miliardë eurosh të kostos së jetesës, duke argumentuar se mungonin fondet për familjet dhe kompanitë e goditura rëndë nga inflacioni dhe kostot e larta të energjisë.

Nesë Draghi nuk arrinë mirëkuptim me M5S, njëri prej skenarëve të mundshëm është rikonstruimi i Qeverisë e cila do të sjellë largimin e Lëvizjes nga koalicioni qeverisës. Rreziku i zgjedhjeve të parakohshme do të mbetej, dhe për këtë shkak Qeveria do të ishte në një pozitë më të dobët.

Nëse Draghi largohet, kryeministri i ri mund të ngarkohet me formimin e një qeverie të re të unitetit, qëllimi kryesor i së cilës do të ishte të dorëzonte planin e ardhshëm buxhetor të Italisë deri në fund të dhjetorit, me mundësinë e mbatjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Sondazhet tregojnë se koalicioni i djathtë mund të fitojë zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbaheshin në vjeshtë.
E djathta ekstreme e Italisë, nacional-konservatorja Vëllezërit e Italisë, një parti me origjinë neofashiste, shënoi një rezultat dërrmues në zgjedhjet lokale të mbajtura në të gjithë vendin në qershor, duke u shfaqur si partia më e fortë në një koalicion që përfshin Ligën e Matteo Salvinit dhe partinë Forza Italia të Berlusconit.

Arsyeja e rritjes së partisë Vëllezërit e Italisë, është kryesisht për shkak të vendimit të vitit të kaluar që ajo të mbetet jashtë koalicionit të Qeverisë së unitetit kombëtar të Draghit, në mënyrë që të mbetet partia kryesore opozitare. Kryetarja Giorgia Meloni nëse fiton në zgjedhje mund të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë.



TRT World