Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin tha se, pavarësisht sanksioneve, vitin e kaluar eksportuan produkte të drithit në vlerë prej 41,6 miliardë dollarë.
Në një mbledhje ku u takua me zyrtarë të sektorit bujqësor rus, Putin tha se vitin e kaluar në vendin e tij u arrit korrje rekord.
Putin tha se në vitin 2022 është kryer korrje prej gjithsej 158 milionë tonë drithë. "Ky është një nivel korrjeje për herë të parë në historinë tonë moderne", tha ai.
"Pavarësisht pengesave në tregtinë e jashtme, Rusia arriti të rrisë eksportet e produkteve bujqësore në 41,6 miliardë dollarë vitin e kaluar. Këtë vit presim që eksportet tona të drithit të realizohen në rreth 55-60 milionë tonë", tha Putin duke shpjeguar se Rusia vazhdon eksportin e drithit pavarësisht sanksioneve.
Me një pjesë prej 19 për qind në tregun global të drithërave, Rusia është eksportuesi më i madh i drithit në botë.