Kremlini njoftoi se presidenti rus drejtoi personalisht trajnimin e forcave të parandalimit strategjik tokësor, detar dhe të aviacionit, gjatë të cilit u ushtruan lëshime praktike të raketave balistike dhe kryqëzuese.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbikëqyri stërvitjen e forcave bërthamore ruse të kryer kundër një sulmi të mundshëm bërthamor ndaj vendit të tij.
Sipas një deklarate të Kremlinit, Putin drejtoi personalisht trajnimin e forcave të parandalimit strategjik tokësor, detar dhe të aviacionit, gjatë të cilit u ushtruan lëshime praktike të raketave balistike dhe kryqëzuese.
Në mesin e raketave të lançuara ishin raketa balistike ndërkontinentale "Yars" si dhe raketa balistike "Sineva".
Në stërvitje mori pjesë edhe bartësi i raketave strategjike me rreze të gjatë Tu-95MS, i cili lëshoi ajrore kryqëzyese.
Putin kontrolloi nivelin e gatishmërisë së organeve të administratës ushtarake dhe aftësitë e stafit drejtues dhe operacional në organizimin dhe menaxhimin e trupave.
“Detyrat e vendosura për stërvitjen e forcave të parandalimit strategjik janë kryer plotësisht, të gjitha raketat kanë arritur objektivat e tyre, duke konfirmuar karakteristikat e specifikuara”, thuhet në deklaratë.
26 Tet 2022
Putin mbikëqyr stërvitjen e forcave bërthamore ruse
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kontrolloi nivelin e gatishmërisë së organeve të administratës ushtarake dhe aftësitë e stafit drejtues dhe operacional në organizimin dhe menaxhimin e trupave.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.