Rusia është e gatshme për dërgimin e gazit në Evropë, deklaroi sot presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke folur për çështjen e tregjeve globale të energjisë në kuadër të Javës Ruse të Energjisë në Moskë. Putin tha se ndaj tubacioneve të "Rrjedhës Veriore 1" dhe "Rrjedhës Veriore 2" janë kryer "sulme terroriste".
"Rusia, përfshirë edhe dimrin është e gatshme për dërgimin e gazit në Evropë. Topi është në fushën e tyre. Mund të realizojmë dërgesa në periudhën e kësaj vjeshte dhe dimrit", theksoi Putin duke bërë të ditur se mund ta realizojnë dërgimin e gazit natyror në Evropë përmes linjës që ka mbetur e qëndrueshme (funksionale) në "Rrjedhën Veriore 2".
Në Türkiye mund të krijohet një qendër gazi për Evropën
Presidenti rus tha se ndërhyrjet "artificiale" kundrejt tregjeve të energjisë nuk do të funksionojnë.
"Asnjë ndërhyrje kundrejt tregjeve të naftës, asnjë përdorim i rezervave nuk mund ta zgjidhë problemin e energjisë. Nuk ka burim aktual të lirë në sasinë e nevojshme", tha ai.
Sipas tij, kapacitetet që nuk mund të përdoren në "Rrjedhën Veriore 1" dhe "Rrjedhën Veriore 2" mund të vihen në përdorim përmes tubacionit të "Rrjedhës Turke" (TürkAkım).
"Vëllimet e humbura në 'Rrjedhën Veriore' në Detin Baltik mund t'i orientojmë në Detin e Zi. Në këtë mënyrë në Türkiye mund të krijohet një qendër gazi për Evropën, duke siguruar rrugën kryesore për burimet tona të karburantit dhe gazit natyror për në Evropë nëpërmjet Türkiye-s", theksoi Putin.
12 Tet 2022
Putin: Mund të dërgojmë gaz natyror në Evropë këtë vjeshtë dhe gjatë dimrit
Kapacitetet që nuk mund të përdoren në "Rrjedhën Veriore 1" dhe "Rrjedhën Veriore 2" siç u shpreh presidenti rus Putin mund të vihen në përdorim përmes tubacionit të "Rrjedhës Turke" (TürkAkım).
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore