Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rekrutimin në vjeshtë të 133.000 qytetarëve, të cilët janë thirrur për shërbimin ushtarak.
Sipas dekretit të publikuar në faqen e Qeverisë, nga 1 tetori deri në fund të vitit do të ftohen 133 mijë persona nga mosha 18 deri në 30 vjeç të cilët janë subjekt i rekrutimit.
Në dekret po ashtu thuhet se janë shkarkuar edhe ata që u ka skaduar shërbimi ushtarak.
Masa erdhi dy javë pasi Putin nënshkroi një dekret për të rritur numrin e personelit ushtarak në ushtrinë ruse.
Sipas dekretit, fuqia punëtore e forcave të armatosura u rrit nga 2,2 milionë në 2,38 milionë.
Dekreti gjithashtu rriti numrin e personelit ushtarak nga 1,32 milion në 1,5 milion.
TRT Balkan / agjencitë