Presidenti rus Vlladimir Putin u takua për bisedime me presidentin sirian Bashar al-Assad në kryeqytetin Moskë, tha Kremlini të enjten.
Takimi është mbajtur mbrëmjen e së mërkurës. Presidenti rus tha se ata kanë mundësinë të diskutojnë gjithë kompleksin e marrëdhënieve të tyre.
Duke thënë se situata në rajon ka tendencë të përkeqësohet, Putin shtoi se ka shumë drejtime premtuese për lidhjet tregtare dhe ekonomike midis Rusisë dhe Sirisë.
Asnjë informacion shtesë për takimin nuk u dha.
AA