Një qendër kulturore turke në qytetin gjerman Neuss ka marrë një letër raciste me kërcënime me vdekje.
Duke folur për Anadolu Agency, kreu i Qendrës Kulturore Turke në Neuss, Tansel Çiftçi (Tansel Ciftci), tha të martën se objekti ishte objektivi i racistëve për herë të dytë në dy javë.
“Një letër erdhi me postë sot. Ajo ishte nënshkruar me një svastika dhe ‘NSU 2.0’, si dhe përfshinte deklarata raciste si 'Do t’jua djegim xhamitë dhe do t’ju vrasim ju turqit’“, tha Çiftçi, duke vënë në dukje se anëtarët e qendrës kulturore, si dhe vendasit me origjinë turke në Neuss janë në frikë dhe ankth për incidentet e fundit.
NSU 2.0 i referohet Underground Nacional Socialist, një grup ekstremist neonazist i dalë në pah në vitin 2011, kur vrau 10 njerëz dhe vendosi tri bomba.
“Dy javë më parë, xhamat e ndërtesës sonë u thyen në një sulm ndaj shoqatës sonë. Për shkak të shpeshtësisë së këtyre ngjarjeve, anëtarët tanë dhe ata që jetojnë këtu filluan të ndihen të shqetësuar. Duam që autoritetet të arrestojnë përgjegjësit dhe të shqiptojnë dënimin e nevojshëm”, shtoi Çiftci.
Më tej ai theksoi se ata po jetojnë në mes të Evropës me kërcënime për vdekje dhe këtë e quajti “të papranueshme”.
Rritja e racizmit, ndjenjat antimyslimane
Çiftci gjithashtu vuri në dukje se policia, ku ai bëri një kallëzim penal, kishte nisur një hetim për incidentet.
Gjermania ka qenë dëshmitare e rritjes së racizmit dhe e ndjenjave antimyslimane vitet e fundit, të ushqyera nga propaganda e grupeve neonaziste dhe e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Me një popullsi prej mbi 84 milionë banorësh, vendi ka popullsinë e dytë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore, pas Francës.
Në mesin e afro 5.3 milionë myslimanëve të vendit, 3 milionë janë me origjinë turke.
2 Sht 2022
Qendra Kulturore Turke në Gjermani pranon letër me kërcënim për vdekje
Qendra Kulturore Turke në Neuss është bërë shënjestër e urrejtjes dhe e racizmit për herë të dytë brenda dy javësh.
TRT World
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore