Scholz: Të tregohet solidaritet me hebrenjtë në Gjermani. / Foto: AA

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz kërkoi që të tregohet solidaritet me hebrenjtë në vendin e tij.

Gjatë një fjalimi në një aktivitet të zhvilluar në Berlin me rastin e festës Hanuka, Scholz tha: "Është e rëndësishme që veçanërisht në këto ditë të tregohet dhembshuri dhe solidaritet ndaj fqinjëve, miqve dhe kolegëve tanë hebrenj".

Ai theksoi se pas konfliktit Izrael-Hamas kanë ruajtur komunitetin hebre dhe banesat e tyre në Gjermani.

"Është e trishtueshme dhe e frikshme që kjo është e nevojshme pas reagimeve të bëra këtu. Ne nuk pranojmë që qytetarët tanë hebrenj të kenë frikë të praktikojnë hapur fenë e tyre, kulturën e tyre, jetët e tyre të përditshme dhe të kenë frikë nga përdorimi i të drejtës së tyre për të qenë të dukshëm, e cila është një e drejtë themelore që e kanë pa dallim të gjithë njerëzit në shoqërinë tonë", tha Scholz.

Kancelari gjerman shtoi se policia dhe gjyqësori në Gjermani kanë kryer proces ndaj çdo lloj antisemitizmi dhe armiqësie ndaj hebrenjve.

TRT Balkan / agjencitë