Zjarrfikës nga disa vende kanë bashkuar forcat në luftën kundër zjarrit në një park kombëtar në veri të Çekisë i cili është përhapur edhe në Gjermaninë fqinje, thonë zyrtarët.
Zjarri i cili shpërtheu në parkun Bohemian të Zvicrës të dielën dhe u frenua kryesisht përpara se të përhapej përsëri nga moti me erë të hënën pasdite dhe gjatë natës.
Zjarrfikësit thanë se rreth 30 hektarë të parkut janë prekur si dhe një sipërfaqe edhe më të madhe përtej kufirit në shtetin gjerman të Saksonisë.
Nuk raportohet për viktima apo të lënduar
Rreth 80 persona janë evakuuar nga qyteti kufitar Hrensko dhe disa të tjerë nga fshati Mezna, ku flakët kanë shkatërruar ose dëmtuar disa shtëpi, tha zëdhënësi i zjarrfikësve Lukas Marvan.
Dhjetëra fëmijë gjermanë u evakuuan nga një kamp veror në anën çeke të kufirit dhe u transportuan përsëri në Gjermani.
Çekia ka kërkuar ndihmë nga vendet fqinje, thanë zjarrfikësit. Polonia ka dërguar një helikopter dhe një tjetër pritet nga Sllovakia.
Autoritetet çeke kërkuan tre avionë kanaderë që janë projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri.
Kryeministri çek Petr Fiala dhe ministri i Brendshëm Vit Rakusan kanë vizituar zonën të martën.
Instituti Hidrometeorologjik tha se tymi është përhapur në 100 ose më shumë kilometra nga zjarri.
26 Kor 2022
Qindra zjarrfikës janë bashkuar kundër zjarrit në kufirin Çeki-Gjermani
Rreth 80 persona janë evakuuar nga qyteti kufitar Hrensko dhe disa të tjerë nga fshati Mezna, ku flakët kanë shkatërruar ose dëmtuar disa shtëpi
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore