Vera si stina më e ngrohtë e vitit për shumë njerëz llogaritet ndër më të preferuarat, sepse është periudha e pushimeve, detit, diellit dhe aktiviteteve në natyrë.
Megjithatë, valët e të nxehtit mund të kenë efekte dramatike, veçanërisht për të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore.
Meksikë, për 1 javë 112 persona humbën jetën
Temperaturat e larta që në fillim të stinës së verës kanë dhënë shenja alarmuese për qytetarët e Meksikës.
Numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Meksikën në javët e fundit është rritur në 112.
Vdekshmëria e pleqve si pasojë e temperaturave të nxehtit në BE
Një studim i botuar në revistën shkencore The Lancet krahason vdekshmërinë e lartë të njerëzve të moshës 85 vjeç e lartë në qytetet evropiane (gjithsej 854) si pasojë e temperaturave ekstreme nga viti 2000 e këndej.
Studimi tregon se Parisi, ndër 30 kryeqytetet evropiane të analizuara, është qyteti me rrezikun më të lartë të vdekshmërisë së tepërt të të moshuarve në rast të valëve të të nxehtit (rreziku relativ prej 1603 personave të moshuar). Amsterdami (1.595) dhe Roma (1.572) janë shumë pranë kryeqytetit francez. Më pas vijnë Lisbona (1542), Zagrebi (1527), Bukureshti (1524), Berlini (1481) dhe Madridi (1.402) janë gjithashtu ndër kryeqytetet me rrezikshmëri më të madhe për të moshuarit në kohë të vapës ekstreme.