Organizata terroriste PKK vazhdon të rekrutojë me forcë fëmijë për t'i përdorur ata në konfliktet në Irak dhe Siri, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i cili u publikua dje.
Raporti për tregti me njerëz i vitit 2022 thekson se fëmijët në Irak dhe Siri vazhdojnë të jenë të ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe rekrutimit të detyruar nga disa grupe të armatosura që veprojnë në Irak, duke përfshirë DEASH-in, PKK-në dhe milicitë e mbështetura nga Irani.
"Burime të shumta raportojnë se PKK dhe Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG) që veprojnë në ARK (Administrata Rajonale Kurde) dhe Sinjar kanë vazhduar të rekrutojnë dhe të shfrytëzojnë fëmijë", thuhet në raport.
YPG-ja është dega siriane e PKK-së
Raporti rikujton se grupi terrorist PKK rekrutoi dhjetëra fëmijë vitin e kaluar duke i përgatitur për luftime. Mes tyre kishte edhe të mitur nga Kirkuku i Irakut.
Në raport thuhet se përveç kësaj, grupet e milicisë së PKK-së në Sinjar, të formuara nga gra jezide, vitin e kaluar angazhuan të mitur jezidë dhe rekrutuan adoleshentë në njësitë paraushtarake në rajon.
“Në vitin 2018, organizatat e shoqërisë civile raportuan se PKK rekrutonte dhe trajnonte fëmijë nga Sinjari, Makhmouri dhe vende të tjera dhe më pas i dërgoi në bazat në Sinjar në Turkiye dhe në malet Kandil midis Irakut dhe Iranit”, sipas raportit.
Raporti gjithashtu foli rreth aktiviteteve të YPG-së në Siri, duke thënë se rekrutimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve në luftimet e atjeshme vazhdon të jetë dukuri e zakonshme.
"Njësitë e Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG dhe YPJ) në veriperëndim të Sirisë vazhdojnë të rekrutojnë, trajnojnë dhe shfrytëzojnë djem dhe vajza deri në 12 vjeç", thuhet në raport.
Raporti gjithashtu thekson se që nga viti 2017, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë raportuar se YPG dhe YPJ kanë rekrutuar, ndonjëherë me forcë, fëmijë nga kampet e refugjatëve në Sirinë verilindore.
PKK është një organizatë separatiste që renditet si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA. Gjatë fushatës se saj terroriste disa dekadëshe kundër Türkiye-s, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40 mijë njerëz.
20 Kor 2022
Raporti i DASh-it: Grupi terrorist PKK vazhdon të rekrutojë fëmijë
Raporti për tregti me njerëz i vitit 2022 thekson se fëmijët në Irak dhe Siri vazhdojnë të jenë të ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe rekrutimit të detyruar nga disa grupe të armatosura që veprojnë në Irak
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore