Regjimi sirian i ka dorëzuar nën kontroll qytetin Deir ez-Zor, pranë kufirit me Irakun, organizatës terroriste PKK/YPG.
Masa vjen pasi forcat siriane lanë disa zona kyç në rajon.
Vendimi i regjimit për të hequr dorë nga kontrolli vjen mes presionit në rritje nga grupet kundër regjimit, duke përfshirë koalicionin e udhëhequr nga Hay'at Tahrir al-Sham (HTS), i cili ka rritur praninë e tij në Idlib, Halep, Hama dhe Homs.
Forcat siriane u përgjigjën duke lëvizur disa nga trupat e tyre në perëndim për të përforcuar Damaskun.
Tërheqja e regjimit sirian nga Deira ez-Zor, e vendosur në Sirinë lindore pranë kufirit me Irakun, rezultoi në një ndryshim strategjik të kontrollit.
Forcat siriane u tërhoqën nga disa fshatra, duke përfshirë Murrat, Hasham, Mazlum, Tabiyye, Huseyiniyye, Salihiyye dhe Hatla, duke i lënë ato në duart e terroristëve të PKK/YPG-së.
Grupi terrorist mori gjithashtu kontrollin e aeroportit ushtarak Deir ez-Zor.
Burimet lokale thanë se regjimi planifikon të lëvizë forcat e tij nga Deira ez-Zor në Damask, me synimin për të mbajtur një prani të kufizuar ushtarake në një zonë të qytetit.
Ata thanë se aktualisht grupet e mbështetura nga Irani kontrollojnë zonën nga qendra e qytetit Deira ez-Zor deri në distriktin Al-Bukamal, i cili është afër kufirit Sirian-Irak.
Ndërsa grupi terrorist PKK/YPG, i mbështetur nga ShBA-ja, kontrollon pothuajse gjithë territorin në lindje të lumit Eufrat, regjimi i Asadit dhe fraksionet e mbështetura nga Irani kontrollojnë qendrën e qytetit dhe zonat përreth rurale të Deir ez-Zor.