Disa zona në Francë mund të përballen me ndërprerje disa orëshe të energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit në rast të mbingarkimit të rrjetit.
I ftuar në kanalin BFMTV, zëdhënësi i qeverisë, Olivier Veran, foli për skenarët e ndryshëm që qeveria mund të zbatojë në rast të ndërprerjes së energjisë.
Veran theksoi se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetor, por se ende nuk e dinë se si do të kalojë dimri në janar.
Veran tha se nëse merret parasysh fakti që disa reaktorë të termocentraleve bërthamore nuk janë në funksion dhe që dimri bëhet i ftohtë, mund të ketë situata kur rrjeti elektrik është i mbingarkuar, duke shtuar se nuk mund të rrezikojnë për një skenar “blackout” në të cilin energjia elektrike ndërpritet plotësisht në gjithë vendin. Ai tha se kanë përgatitur të gjithë skenarët përballë këtyre situatave.
Ai theksoi se nëse janari është shumë i ftohtë dhe qytetarët nuk ulin konsumin e energjisë elektrike, mund të ketë ndërprerje deri në 1-2 orë në disa zona.
Veran deklaroi se nuk do të ketë ndërprerje të papritura të energjisë elektrike dhe se në situata të rrezikshme, francezët do të njoftohen në orën 05:00 dhe 17:00 të një dite më parë.
Nga ana tjetër, sipas kanalit BFM Business, Enedis, organizata përgjegjëse për Rrjetin e Përçimit të Energjisë Elektrike (RTE) dhe infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e linjave të energjisë elektrike, më 9 dhjetor do të zhvillojë një stërvitje kombëtare për ndërprerjet e mundshme të energjisë elektrike.
26 nga 56 termocentralet bërthamore në Francë janë mbyllur për mirëmbajtje.
2 Dhj 2022
Restrikcione të mundshme të energjisë elektrike në Francë
I ftuar në kanalin BFMTV, zëdhënësi i qeverisë, Olivier Veran, foli për skenarët e ndryshëm që qeveria mund të zbatojë në rast të ndërprerjes së energjisë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.