Rritet në 39.145 numri i palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza. / Photo: AA

Të paktën 55 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e të vrarëve që nga 7 tetori në 39.145. “Forcat okupatore izraelite kryen tre masakra të tjera në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, në të cilat 55 persona u vranë dhe 110 u plagosën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës.

Kështu, numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite është rritur në 39.145, ndërsa numri i të plagosurve në 90.257.

Në deklaratë thuhet se një numër i madh viktimash janë ende të bllokuar nën rrënoja, sepse ekipet e kërkim-shpëtimit nuk mund të kryejnë operacione kërkim-shpëtimi për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.

TRT Balkan / agjencitë