Blerja dhe mirëmbajtja e terminaleve lundruese të gazit të lëngshëm natyror (LNG) për të ndihmuar Gjermaninë të sigurojë furnizimet me energji do t'i kushtoj Gjermanisë 3.5 miliardë euro (3.6 miliardë dollarë) më shumë se sa ishte planifikuar, raportoi Spiegel.
Një total prej rreth 6.56 miliardë euro fonde buxhetore janë aktualisht të rezervuara, konfirmoi të hënën Ministria Federale e Ekonomisë e Gjermanisë.
Më parë, 2.94 miliardë euro ishin buxhetuar për terminalet LNG. Rritja ishte “e nevojshme” për shkak të situatës në zhvillim dinamik, sipas Ministrisë së Ekonomisë.
Ministria njoftoi gjithashtu se në "konsultime të gjera me aktorë të shumtë" tani ishin përcaktuar kostot e mëtejshme dhe kostot e parashikuara fillimisht ishin konkretizuar. Këto përfshijnë kostot operative dhe kostot për masat shtesë të infrastrukturës në tokë.
"Në veçanti, reduktimi dhe më pas ndërprerja e furnizimeve me gaz rus i bën ato absolutisht të nevojshme," shtoi ai.
Dokumentet nga komisioni i buxhetit tregojnë gjithashtu se dy nga terminalet duhej të merreshin me qira për 15 vjet në vend të 10, siç ishte planifikuar fillimisht.
Sipas dokumenteve, Spiegel raportoi se Gjermania ka negociuar mundësinë e shkurtimit të periudhës në 10 vjet, por kjo duhet të vendoset që në vitin e ardhshëm.
Në parlament pati kritika nga opozita. Victor Perli, një ekspert buxheti nga partia e majtë Die Linke, tha për Spiegel se koalicioni e kishte bërë veten të prekshëm ndaj shantazheve me përdorimin e gazit LNG pa alternativa dhe tani do të duhet të paguajë miliarda më shumë.
Politikani buxhetor i Partisë së Gjelbër, Sven Christian Kindler, tha: "Në afat të shkurtër, furnizimi me gaz duhet të sigurohet, por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos krijojmë kapacitete të tepërta fosile për të ardhmen në proces. Ne kemi nevojë për më shumë qartësi në komitetin e buxhetit në lidhje me kostot dhe rreziqet e projekteve LNG”.
Gjermania këtë muaj përfundoi ndërtimin e terminalit të saj të parë lundrues për LNG në portin e Detit të Veriut të Wilhelmshaven.
Komisioni parlamentar i buxhetit ka miratuar tashmë paratë shtesë që kërkohen për terminalet.
21 Nën 2022
Ruajtja e LNG-së me kosto të dyfishtë për Gjermaninë
Një total prej rreth 6.56 miliardë euro fonde buxhetore janë aktualisht të rezervuara, konfirmoi të hënën Ministria Federale e Ekonomisë e Gjermanisë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore