Rusia akuzon ShBA-në për sulmet me dronë në Kremlin / Foto: AA

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi ShBA-në për sulmet me dronë ndaj Kremlinit.

Duke reaguar ndaj deklaratave të disa zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas se sulmet mund të jenë "të rreme", Peskov tha se “përpjekjet për të mohuar këtë sulm në ShBA dhe Ukrainë janë jashtëzakonisht qesharake”.

Ai theksoi se ShBA-ja qëndron pas sulmeve.

“Ne e dimë se vendimet në lidhje me akte të tilla terroriste merren në Washington, jo në Kiev. Kievi po bën ashtu siç i thuhet”, tha Peskov.

Sipas tij, objektivat e sulmit u përcollën në Ukrainë nga ShBA-ja.

“Kievi nuk është gjithmonë i lirë në zgjedhjen e mjeteve të sulmit. Kjo zakonisht përcaktohet përtej oqeanit. Ne e dimë mirë këtë situate”, shtoi Peskov.

Putin vazhdon punën e tij në Kremlin

Zëdhënësi Peskov tha se ShBA-ja nuk duhet të përfshihet në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Është shumë e rëndësishme të sigurohemi që Washingtoni ta kuptojë se ne e dimë këtë dhe të vetëdijesohen se sa e rrezikshme është të përfshihesh drejtpërdrejt në konflikt në këtë mënyrë”, tha ai.

Peskov tha se ai nuk mund të hyjë në detaje rreth reagimit të Rusisë ndaj sulmeve.

“Në çdo rast, ne mund të flasim për hapat e duhur që duhet të ndërmerren dhe të konsiderohen në interes të vendit tonë”, tha Peskov.

Pas sulmeve, Peskov informoi se presidenti rus Vlladimir Putin do të punojë sot në zyrën e tij në Kremlin dhe tha se do të mbajë fjalimin e tij në paradën që do të mbahet në Sheshin e Kuq më 9 maj.​​​​​​​

AA