Rusia dërgon anije kozmike në Hënë për herë të parë pas 47 vitesh / Foto: Reuters

Rusia dërgoi anije kozmike në Hënë për herë të parë pas 47 vitesh për të kërkuar burim uji.

Agjencia federale hapësinore e Rusisë, Roscosmos, nga baza hapësinore Vostochny 5.500 km në lindje të kryeqytetit Moskë lëshoi raketën Soyuz 2.1v e cila transportoi anijen kozmike Luna-25.

Luna-25 pas lëshimit të suksesshëm ka hyrë në orbitën e fluturimit, ndërkohë planifikohet që anija kozmike të ulet në polin jugor të Hënës më 21 gusht.

Për një periudhë prej afërsisht një viti Luna-25 do të kryejë kërkime në Hënë dhe krahas kërkimit të burimit të ujit ajo ka misione për të shqyrtuar efektet e rrezeve hapësinore dhe emetimet elektromagnetike në sipërfaqen e Hënës.

Kreu i Roscosmos Yuriy Borisov u shpreh se Luna-25 është dërguar në Hënë me qëllime paqësore dhe se planifikojnë që në Hënë të dërgojnë anije kozmike edhe në vitin 2027, 2028 dhe në 2030.


AA
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj