Rusia dhe Kina po kryejnë patrullime të përbashkëta me anije luftarake në rajonin e Azi-Paqësorit.
Në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes thuhet se luftanijet që i përkasin Rusisë dhe Kinës kryen aktivitete të përbashkëta patrullimi në rajonin e Azi-Paqësorit për të luftuar nëndetëset në pjesën veriperëndimore të Oqeanit Paqësor.
Në patrullë morën pjesë luftanije nga Flota Ruse e Paqësorit dhe Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze.
Rusia dhe Kina nisën patrullimet e përbashkëta me anije luftarake në Azi-Paqësor javën e kaluar, pas stërvitjes "Interaction-2024" që ata zhvilluan në fund të shtatorit.
AA