Rusia e quan Samitin e ShBA-së për Demokraci si 'praktikë neokolonialiste' / Foto: AA

Rusia të martën e quajti Samitin dyditor të ShBA-së për Demokraci, që fillon të mërkurën, një "manifestim të praktikës neokolonialiste".

Në një koment në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme, zëdhënësja Maria Zakharova tha se qëllimi i vërtetë pas "samiteve për demokraci" është "të rinovojnë dhe të legalizojnë mjetet e kontrollit të jashtëm të ShBA-së" të punëve të brendshme të shteteve dhe duke i detyruar ata të shikojnë botën nëpërmjet thjerrëzave të "rendit të bazuar në rregulla", që u shërben interesave globale të Washingtonit.

“Njëkohësisht, po formohet një platformë ideologjike për të luftuar ata të cilët elitat politike amerikane po përpiqen t'i etiketojnë si 'autokraci'. Këto janë, në radhë të parë, Rusia dhe Kina”, theksoi Zakharova.

Sipas zëdhënëses, nën sloganin për t'iu kundërvënë "regjimeve autokratike", Uashingtoni po përpiqet të konsolidojë komunitetin perëndimor dhe të tërheqë mbështetësit nga jashtë.

“Ne besojmë se është kulmi i hipokrizisë nga ana e autoriteteve amerikane të pretendojnë lidership në promovimin e vlerave demokratike në shkallë globale në kushtet kur reputacioni i tyre në këtë fushë nuk mund të quhet as i dyshimtë, ai është shkatërruar plotësisht”, tha ajo.

Zakharova pohoi se organizimi i seancave rajonale dhe emërimi i vendeve bashkëkryesuese janë bërë “për show”, dhe, në realitet, ShBA-ja e kontrollon totalisht gjithë procesin nëpërmjet organizatave joqeveritare.

Zëdhënësja tha se pret nga Samiti për Demokraci "hipokrizi pompoze" dhe deklarata anti-ruse, duke marrë parasysh se një nga të ftuarit kryesorë të tij është presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, i cili "shkel rëndë" liritë demokratike në Ukrainë -- mbylli disa dhjetëra media, ndaloi parti politike kundërshtare, u dha goditje institucioneve fetare, sipas Zakharovës.

"Fakti që personazhe të tillë ftohen të flasin në këtë ngjarje tregon qartë se sa larg janë amerikanët nga qëllimet e tyre të deklaruara për të promovuar vlerat demokratike," tha ajo.

Zakharova e quajti gjithashtu "për të ardhur keq" vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të marrë pjesë në këtë ngjarje.

“Ne e kundërshtojmë fuqimisht imponimin e “demokracisë” në leximin amerikan si një “matje” e padiskutueshme e gjërave, madje e vetmja. Në sfondin e problemeve kronike të brendshme, ShBA-të nuk kanë të drejtë morale t'u japin leksione të tjerëve.

"Mendimi binar në frymën e 'këtu është i zi dhe atje bardhë' ose 'djemtë e mirë kundër të keqes' nuk funksionon në jetën reale. Dhe sigurisht që nuk është i përshtatshëm për ndërtimin e marrëdhënieve serioze me shtetet sovrane," argumentoi ajo.

Zakharova tha se ndikimi i "elitave neoliberale" është në rënie, thirrjet dhe premtimet e tyre po humbasin besimin, ndërsa rendi botëror shumëpolar, i bazuar në respektimin e pavarësisë dhe të drejtave të të gjithë njerëzve, po fiton ritëm.

Ajo u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të ndalojnë përpjekjet për të "demokratizuar" të tjerët dhe tërheqjen e vijave ndarëse dhe të kthehen në respektimin e ligjit ndërkombëtar, si dhe të bashkojnë përpjekjet për krijimin e kushteve për bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunim reciprokisht të dobishëm.

AA