Rusia fillon përdorimin e Bitcoin-it për pagesa ndërkombëtare            /  Foto: AA

Kompanitë ruse kanë filluar të përdorin Bitcoin-in dhe asete të tjera digjitale në pagesat ndërkombëtare.

Duke folur për kanalin shtetëror rus ‘Rossiya-24’, ministri rus i Financave, Anton Siluanov, tha se Bitcoin-at e minuar në Rusi mund të përdoren në procesin eksperimental për pagesat ndërkombëtare, pagesa të cilat tashmë kanë filluar.

Siluanov po ashtu bëri thirrje që kjo metodë e pagesës të zhvillohet dhe të zgjerohet më tej.

Derisa nuk ka kufizime për blerjen e kriptomonedhave në Rusi, përdorimi i tyre si një metodë pagese brenda vendit është i ndaluar.

Me dekretin e nënshkruar më 8 gusht nga presidenti rus, Vlladimir Putin, u legalizua përdorimi eksperimental i kriptomonedhave në pagesat ndërkombëtare dhe transaksionet në ‘Forex’.

TRT Balkan / agjencitë