Rusia ka një njësi të posaçme kibernetike që synon Poloninë / Photo: AA

Rusia ka një njësi të posaçme kibernetike që synon Poloninë, tha ministri i çështjeve digjitale të vendit, siç raportohet nga mediat lokale të martën.

Asnjë shtet i BE-së nuk përballet me më shumë sulme ruse në internet sesa Polonia, siç tregohet nga mbi 80.000 sulme kibernetike nga janari deri në tetor 2024, tha Krzysztof Gawkowski, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër, sipas transmetuesit publik TVP.

Ai shtoi se Kremlini synon të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të Polonisë këtë maj.

Duke nënvizuar fondet e gjera të alokuara për ta kundërshtuar luftën kibernetike të Rusisë dhe një qendër të re speciale të koordinimit, Gawkowski argumentoi se Polonia ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta mbrojtur hapësirën e saj kibernetike.

TRT Balkan / agjencitë