Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se synimet e ShBA-së për të "forcuar pozitën e Kievit" do të çojnë vetëm në "shkatërrimin e Ukrainës".
"ShBA-ja po e furnizon me armë për të shkatërruar vendin për të cilin ata janë kujdesur (Ukrainën) për shumë vite. Kjo është një kontradiktë kaq jetike. Ata duket se duan të forcohen, por gjithçka çon në rezultat të kundërt. Pozicioni i Washingtonit, që mbështetet në fryrjen e konfliktit, çon në shkatërrimin e Ukrainës", tha Zakharova për ‘Radio Sputnik’.
Ajo theksoi se shumë njerëz në Ukrainë tashmë e kuptojnë këtë dhe shtoi se "ShBA-ja nuk ka planifikuar asnjë paqe, prosperitet a demokraci në territorin e Ukrainës".
Sipas saj, "ata synojnë ta përdorin konfliktin si trampolinë, si terren trajnimi dhe si mjet".
Deklarata e saj vjen në përgjigje të komenteve të zv.sekretares së shtetit amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila dje tha se Washingtoni synon t’i ofrojë Ukrainës një pozicion "maksimalisht të fortë" deri në kohën kur të fillojnë bisedimet e paqes me Rusinë.
"Ne do të vazhdojmë t'i ndihmojmë popullit të Ukrainës dhe t'i ofrojmë mbështetje për t'u ndihmuar atyre të mbrojnë veten dhe territorin e tyre kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë. Ne do ta bëjmë këtë për aq kohë sa të duhet", tha Donfried.
Ajo theksoi se referendumet janë "marifete propagandistike në përpjekje për të maskuar përpjekjet e kota për rrëmbimin e tokës në Ukrainë". Ajo shtoi se rezultatet ishin të "orkestruara" dhe se nuk pasqyrojnë vullnetin e njerëzve në Ukrainë.
Ajo përsëriti se ShBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e ndonjë territori të Ukrainës nga Rusia.
Të premten, ShBA-ja njoftoi një ndihmë shtesë prej 725 milionë dollarësh për të siguruar nevojat e mbrojtjes së Ukrainës. Njoftimi erdhi disa ditë pasi Rusia kreu sulme ajrore në gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev.
Rajonet e pushtuara të Ukrainës nga Rusia, respektivisht rajonet Donetsk dhe Luhansk, si dhe pjesët e rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson të kontrolluara nga Rusia, mbajtën referendume për bashkimin me Rusinë më 23-27 shtator.
Moska pretendoi se rreth 98 për qind e votuesve zgjodhën t'i bashkohen Rusisë, por rezultatet u kundërshtuan dhe u refuzuan nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë.
Votimet janë dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, me vendet evropiane dhe ShBA-ja që i quajtën ato "të rreme" dhe një shkelje të ligjit ndërkombëtar.
19 Tet 2022
Rusia: Mbështetja e ShBA-së për Ukrainën vetëm e shkatërron atë
Të premten, ShBA-ja njoftoi një ndihmë shtesë prej 725 milionë dollarësh për të siguruar nevojat e mbrojtjes së Ukrainës. Njoftimi erdhi disa ditë pasi Rusia kreu sulme ajrore në gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore