Në një deklaratë nga ministria thuhet se ShBA-ja ka zgjeruar vazhdimisht sanksionet e saj kundër Rusisë.
Më tej, në deklaratë bëhet e ditur se 227 zyrtarëve amerikanë iu ndalua hyrja në Rusi si nevojë e reciprocitetit dhe se në mesin e këtyre personave ka diplomatë, biznesmenë, gazetarë dhe akademikë që kanë zhvilluar aktivitete armiqësore ndaj Rusisë.
Në listën ku ndodhen personat ndaj të cilëve zbatohet ndalesa e hyrjes në Rusi ka edhe emra të tillë si zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, si dhe ish-ambasadori amerikan në Moskë, John Sullivan.
AA