Në Rusi filloi stërvitja ushtarake strategjike "Vostok-2022" (Lindja), në të cilën merr pjesë edhe Kina.
Sipas një deklarate nga Ministria ruse e Mbrojtjes, në stërvitjen Vostok-2022 marrin pjesë ushtarë dhe vëzhgues ushtarak nga 14 vende, përfshirë Kinën, Indinë dhe Azerbajxhanin.
Në stërvitjen që do të zhvillohet në 7 poligone të Rusisë dhe në ujërat e Detit Okhotsk dhe Detit të Japonisë (Deti Lindor), përfshihen mbi 5 mijë armë dhe pajisje ushtarake, si dhe mbi 50 mijë ushtarë, 140 avionë, 60 anije luftarake.
Stërvitja fokusohet në objektivat e ruajtjes së paqes dhe garantimin e sigurisë ushtarake në rajonin lindor të vendit dhe mbahet nën administrimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse.
Stërvitja do të vazhdojë deri më 7 shtator.
1 Sht 2022
Rusia në krah me Kinën fillon stërvitjen ushtarake "Vostok-2022"
Në stërvitjen që do të zhvillohet në 7 poligone të Rusisë dhe në ujërat e Detit Okhotsk dhe Detit të Japonisë (Deti Lindor), përfshihen mbi 5 mijë armë dhe pajisje ushtarake, si dhe mbi 50 mijë ushtarë, 140 avionë, 60 anije luftarake.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore