Rusia planifikon të instalojë sisteme të mbrojtjes në objektet energjetike / Foto: AA

Ministria ruse e Energjisë po punon për të mbrojtur objektet e naftës dhe gazit natyror të vendit me sisteme të mbrojtjes ajrore, njoftoi një zyrtar i lartë të Ministrisë së Energjisë të martën.

Drejtori i departamentit të Ministrisë ruse të Energjisë, për zhvillimin e industrisë së gazit, Artem Verkhov, zbuloi në një takim parlamenti se ministria, së bashku me Gardën Kombëtare Ruse, po punojnë së bashku për planet e mbrojtjes, veçanërisht raketat vetëlëvizëse, me rreze të mesme veprimi tokë-ajër, si dhe sistemet e artilerisë kundërajrore si sistemi i mbrojtjes "Pantsir".

Verhov tha se kanë bërë edhe punë të ndryshme legjislative për sigurinë e këtyre objekteve.

Njoftimi erdhi pasi ushtria ukrainase kreu disa sulme me dronë ndaj objekteve të naftës dhe gazit në Rusi, duke shkaktuar ndërprerje në veprimtaritë e tyre.

AA