Rusia vazhdon ta mbështesë Asadin / Photo: AA

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia vazhdon të mbështesë presidentin sirian Bashar al-Asad.

Duke folur për situatën në Siri, Peskov tha: "Vazhdojmë ta mbështesin Asadin. Vazhdojmë kontaktet tona dhe po analizojmë situatën. Do të përcaktohet qëndrimi i nevojshëm për stabilizimin e situatës në Siri".

"Putini nuk i ka përcjellë mesazh Zelenskyyt"

Peskov tha se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, nuk i ka përcjellë mesazh presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, përmes kancelarit gjerman Olaf Scholz i cili ka vizituar Kievin.

Ai theksoi se nuk presin asgjë të re nga kjo vizitë, sepse Gjermania vazhdon ta mbështesë Kievin, ndërsa më tej shtoi se "Situata në front është e qartë. Në çdo rast, ne synojmë të sigurojmë interesat tona".

Duke iu referuar protestave në Gjeorgji, Peskov mbrojti idenë se ato nuk ndërhynë në punët e brendshme të Gjeorgjisë.

Zëdhënësi i Kremlinit e krahasoi situatën në Gjeorgji me ngjarjet e Maidanit në Ukrainë. "Ngjarje të ngjashme kemi parë në disa vende. Kjo është e ngjashme me ngjarjet e Maidanit në Ukrainë. Të gjitha shenjat që u zbatuan kur Revolucioni Portokalli u vendos në funksion. Ka elementë të ngjashëm me Revolucionin Portokalli. Qeveria gjeorgjiane po merr masa për të stabilizuar dhe qetësuar situatën", tha Peskov.

AA