Policia arrestoi një të dyshuar të hënën vonë pas të shtënave në masë, që la të vdekur 6 persona në paradën e Ditës së Pavarësisë së 4 Korrikut në shtetin Illinois të SHBA-së.
Të shtënat, të cilat ndodhën gjatë ditës së djeshme në periferinë e pasur të Çikagos, Highland Park, gjithashtu lanë të plagosur të paktën 24 presona të tjerë.
Shefi i policisë së Highland Park, Lou Jogmen, identifikoi "personin e arrestuar" si 22-vjeçarin Robert E. Crimo III.
Jogmen tha se kur një oficer policie u përpoq të ndalonte trafikun, Crimo u përpoq të ikte, gjë që u pasua nga një ndjekje e shkurtër.
"Përfundimisht ata arritën të ndalonin të dyshuarin në Lake Forest. Ai u arrestua pa incidente", tha Jogmen në konferencën për media.
Sipas "The New York Times", mosha e të plagosurve nga të shtënat varionte nga 8 deri në 85 vjeç.
Personi i armatosur qëlloi me një pushkë nga një çati gjatë paradës, ndërkaq arma që u përdor në sulm u gjet në vendngjarje, tha policia në një konferencë të mëparshme për media.
Guvernatori i Illinois J.B. Pritzker falënderoi agjencitë e zbatimit të ligjit për përpjekjet e tyre në arrestimin e të dyshuarit të armatosur.
“Ky vrasës do të sillet para drejtësisë”, tha ai. Duke vënë në dukje se kishte një telefonatë me presidentin Joe Biden, Pritzker tha: "Kjo çmenduri duhet të ndalet".
5 Kor 2022
SHBA, arrestohet i dyshuari për vrasjen e gjashtëfishtë në Illinois
Vrasjet dhe plagosjet në paradën e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve i kishte kryer 22 vjeçari Robert E. Crimo III
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.