SHBA, hapen qendrat e votimit, miliona votues vendosin për presidentin e ri

SHBA, hapen qendrat e votimit, miliona votues vendosin për presidentin e ri

Një garë e ngushtë zgjedhore do të zhvillohet mes demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump
SHBA, hapen qendrat e votimi, miliona votues vendosin për presidentin e ri /          Foto: AA

Miliona amerikanë do të shkojnë në kutitë e votimit, të cilat kanë filluar të hapen të martën në të gjithë Shtetet e Bashkuara (SHBA), për të vendosur se cili nga dy kandidatët për president – demokratja Kamala Harris dhe republikanët Donald Trump – do të udhëhoqë vendin për katër vitet e ardhshme.

Votuesit do të votojnë gjithashtu për anëtarët e Kongresit Amerikan, dhe të drejtën e votës e kanë rreth 244 milionë njerëz mbi 18 vjeç.

Zgjedhjet në SHBA zhvillohen në gjashtë zona kohore, dhe kutitë e votimit hapen dhe mbyllen në mënyrë graduale. Pikat e para të votimit filluan të hapen në orën 5 të mëngjesit, sipas kohës lindore (11:00 sipas kohës mesdhetare) në disa zona të Vermontit. Me kalimin e ditës, kutitë e votimit hapen gjithnjë e më shumë në të gjithë vendin. Pikat e fundit do të hapen në shtetin Havai.

Rreth 83 milionë njerëz kanë votuar paraprakisht, duke përdorur postën ose duke votuar personalisht, sipas të dhënave të Laboratorit Zgjedhor të Universitetit të Floridës. Ky numër është një rënie krahasuar me mbi 101 milionë votues të vitit 2020, kur SHBA ishte në kulmin e pandemisë COVID-19.

Kandidatët për president, Trump dhe Harris, sipas sondazheve, janë shumë të afërt në këtë garë. Shumica e sondazheve tregojnë se ata janë praktikisht të barabartë në shumë shtete, me një diferencë prej një deri në tre përqind, që është brenda kufirit të gabimit të shumicës së sondazheve. Në pesë sondazhe të ndryshme, Trump dhe Harris janë pothuajse të barabartë.

TRT Balkan / agjencitë