Disa persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në supermarketin Walmart në shtetin amerikan Virginia, ndërsa mes të vrarëve është edhe sulmuesi.
Policia i është përgjigjur thirrjes për të shtëna në Walmart në qytetin të martën pas orës 22 me orën lokale, u tha gazetarëve zëdhënësi i policisë Leo Kosinski.
“Policia e Chesapeake vazhdon hetimin për të shtënat në Walmart në Sam’s Circle. E dimë se ka më shumë viktima dhe se është konfirmuar që sulmuesi është i vdekur”, publikoi qyteti Chesapeake në Twitter.
Chesapeake gjendet në rajonin bregdetar Hampton Roads në Virgininë jugore, në afërsi të qyteteve Norfolk dhe Virginia Beach.
Chesapeake gjendet në rajonin bregdetar Hampton Roads në Virgininë jugore, në afërsi të qyteteve Norfolk dhe Virginia Beach.