Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi se dënojnë fuqishëm qëndrimin e Rusisë kundrejt tatarëve të Krimesë.
"ShBA-ja dënon fuqishëm persekutimin e autoriteteve pushtuese ruse kundrejt tatarëve të Krimesë, përfshirë edhe një valë të re arrestimesh dhe ndalimesh masive", deklaroi Blinken nëpërmjet një postimi nga platforma e medias sociale X.
Duke theksuar se Rusia duhet t'i japë fund qëndrimit të saj ndaj tatarëve të Krimesë dhe pushtimit të Ukrainës, Blinken bëri thirrje edhe për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Krime.
TRT Balkan / agjencitë