Administrata Biden pritet të vendosë sanksione të reja ndaj dy pikave të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar që u përdorën si bazë për sulmet e kolonëve "ekstremistë" izraelitë kundër palestinezëve, raportoi Axios, duke cituar tre zyrtarë amerikanë.
Sanksionet, që priten të vendosen sa më shpejt të enjten, kanë për qëllim të dërgojnë një mesazh se ShBA-ja nuk po synon vetëm individë, por edhe subjekte të përfshira në ofrimin e mbështetjes logjistike dhe financiare për sulmet kundër palestinezëve, tha Axios duke cituar një zyrtar amerikan.
Sanksionet e reja do të vendosen edhe ndaj tre kolonëve izraelitë, thanë zyrtarët amerikanë për Axios.
TRT Balkan / agjencitë