ShBA-ja ndan 500 milionë dollarë në ndihmë të re të sigurisë për Ukrainën.           Foto: AA

Departamenti i Shtetit i ShBA-së ka njoftuar një paketë të re të ndihmës në vlerë prej 500 milionë dollarësh për t'i përmbushur nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

"Ky njoftim është kësti i 72-të i pajisjeve i administratës Biden që sigurohet nga inventarët e Departamentit të Shtetit për Ukrainën që nga gushti i vitit 2021", njoftoi departamenti.

Siç thuhet në njoftim, Paketa e Autoritetit të Tërheqjes Presidenciale (PDA) do t’i sigurojë Ukrainës "aftësi shtesë për të përmbushur nevojat më urgjente të saj, përfshirë aftësitë e mbrojtjes ajrore, municione për sisteme raketore dhe sisteme artilerie, si dhe armë anti-tank".

Aftësitë përfshijnë municion për sistemet raketore ‘HIMARS’ dhe ‘HARMs’, pajisje mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN), si dhe sisteme ‘Javelin’ dhe ‘AT-4’.

"ShBA-ja do të vazhdojë të punojë së bashku me rreth 50 aleatë dhe partnerë përmes Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës dhe Koalicionit të Aftësive të lidhur me të për të përmbushur kërkesat urgjentisht të nevojshme për Ukrainën në fushën e betejës dhe për mbrojtjen kundër agresionit rus", tha departamenti amerikan.

Të shtunën e kaluar, Departamenti i Mbrojtjes njoftoi afër 1 miliard në ndihmë shtesë për Ukrainën.

"Kjo paketë ndihme sigurie angazhon një mbështetje shtesë prej 988 milionë dollarësh përmes Iniciativës së Ndihmës së Sigurisë së Ukrainës (USAI), që do të sigurojë Ukrainën me municione për sistemet raketore dhe sistemet ajrore pa pilot", tha Departamenti i Mbrojtjes.

ShBA-ja i ka ofruar Kievit më shumë se 62 miliardë dollarë në ndihmë ushtarake që kur Rusia nisi "operacionin ushtarak special" në shkurt të vitit 2022.

TRT Balkan / agjencitë