Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vënë veton ndaj një projektrezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) që kërkon anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB.
Projektrezoluta që kërkon anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB u hodh në votim nga Algjeria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së prej 15 anëtarësh.
Projektligji, për të cilin ShBA-ja votoi "kundër", mori 12 vota "për" dhe 2 "abstenime".
Në këtë rast “abstenuan” Britania e Madhe dhe Zvicra, kurse Rusia, Kina, Franca, Algjeria, Malta, Ekuador, Guajana, Sllovenia, Sierra Leone, Mozambiku, Koreja e Jugut dhe Japonia votuan "për".
Për të miratuar projektrezolutën, asnjë nga pesë anëtarët e përhershëm nuk duhet të jetë "kundër", dhe duhet të ishin marrë gjithsej nëntë vota "për".
Teksti i projektrezolutës "rekomandon që Palestina të pranohet si anëtare e plotë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së".
Palestina aplikoi për anëtarësim të plotë në OKB në vitin 2011, por kjo kërkesë nuk mori mbështetjen e nevojshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Palestinës iu dha "statusi i vëzhguesit" në vitin 2012.
Në një deklaratë më 2 prill, përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansur, i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe kërkoi që aplikimet për anëtarësim të rishqyrtoheshin.
Guterres gjithashtu i shkroi një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 3 prill, duke kërkuar që kërkesa palestineze të vihej në rendin e ditës.