Sekretari britanik i mbrojtjes tha të hënën se pret që presidenti i sapozgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, të mbetet i përkushtuar ndaj NATO-s.
“Unë nuk pres që ShBA-ja të largohet nga NATO-ja”, tha John Healey për Sky News, ndërsa fitorja në zgjedhje e Trumpit javën e kaluar ngriti pikëpyetje mbi angazhimin e ShBA-së ndaj NATO-s.
Healey tha se ShBA-ja e njeh rëndësinë e aleancës dhe shmangien e konflikteve të mëtejshme në Evropë.
"Por, unë them, dhe kam argumentuar për disa kohë, se kombet evropiane në NATO-ja duhet të bëjë më shumë, të ngrenë më shumë peshë," shtoi ai.
Healey vazhdoi duke thënë se Trump "me të drejtë i shtyu" vendet evropiane për të rritur fondet e NATO-s, duke shtuar se angazhimi i ShBA-së ndaj aleancës vazhdoi gjatë administratës së mëparshme të Trumpit dhe ai nuk ka arsye të mendojë se mbështetja do të përfundojë gjatë mandatit të tij të dytë.
Më parë, Trump kritikoi shumë vende anëtare të NATO-s se nuk shpenzonin më shumë për mbrojtjen.