Vullkani Semeru me një lartësi prej 3.676 metra në rajonin e Java-s Lindore të Indonezisë ka filluar të nxjerrë llavë.
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Abdul Muhari deklaroi se shpërthimi u shkaktua nga gërryerja që shirat mosun shkaktuan mbi kupolën e llavës.
Tymi dhe hiri intensiv arritën në një lartësi prej 1.500 metra mbi kraterin e vullkanit, thuhet në deklaratën ku njoftohet se nga shpati i vullkanit masivi i llavës ka mbërritur në lumë.
Disa qyteza në afërsi të vullkanit u mbuluan me renë e hirit ndërsa nuk është shënuar ndonjë humbje jete.
Zyrtarët njoftuan se qindra persona janë evakuuar në zona të sigurta dhe se niveli i alarmit është ngritur në nivelin më të lartë.
Sistemi i alarmit për vullkanin në Indonezi ndahet në 4 kategori, në "i gjelbër", "i verdhë", "portokalli" dhe "i kuq" i cili është edhe niveli më i lartë.
Në shpërthimin vullkanit Semeru më 4 dhjetor të vitit 2021 humbën jetën 51 persona.
Në Indonezi e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit", janë aktivë rreth 130 vullkane.
4 Dhj 2022
Shpërthen vullkani Semeru në Indonezi
Zyrtarët njoftuan se qindra persona janë evakuuar në zona të sigurta dhe se niveli i alarmit është ngritur në nivelin më të lartë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.