Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë/      Foto:  MEPJ/ Facebook

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përmes një kumunikate u bëri thirrje shtetasve shqiptarë që të shmangin udhëtimet drejt zonave të përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi ose fatkeqësi natyrore.

MEPJ-ja shqiptare bën të ditur se ky njoftim bëhet në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë, udhëzon shmangien e udhëtimeve në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi ose fatkeqësi natyrore”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Por, në çdo rast nga Ministria e Jashtme thonë se uebfaqen e tyre kanë vënë në dispozicion të qytetarëve edhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë.

Ndryshe, mëngjesin e kësaj të premte, sipas lajmeve të bazuara në zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, Izraeli nisi një kundërsulm ndaj Iranit.

TRT Balkan / agjencitë