Shtëpia e Bardhë: Konflikti Rusi-Ukrainë mund të përfundojë "këtë javë"                 Foto: AA

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha të shtunën se presidenti amerikan Donald Trump është i sigurt në aftësinë e tij për të negociuar një marrëveshje me Rusinë për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, duke sugjeruar se lufta trevjeçare mund të përfundojë brenda kësaj jave.

"Presidenti dhe ekipi i tij janë shumë të përqendruar në vazhdimin e negociatave me të dyja palët e kësaj lufte për t'i dhënë fund konfliktit dhe presidenti ka shumë besim se mund ta arrijmë këtë gjatë kësaj jave," u tha Leavitt gazetarëve në South Lawn pas kthimit nga Konferenca Konservatore e Veprimit Politik (CPAC).

Deklaratat erdhën pasi Trump pretendoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy "nuk ka më letra" dhe duhet të përjashtohet nga negociatat e ardhshme të paqes me liderët ndërkombëtarë.

Leavitt tha se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së Matt Waltz do të punonte "pandërprerë" këtë fundjavë për një marrëveshje dhe vuri në dukje se Sekretari i Thesarit Scott Bessent ka qenë i përfshirë në diskutimet mbi një marrëveshje të propozuar me Ukrainën për t’i shfrytëzuar mineralet e papërpunuara.

“Kur bëhet fjalë për mineralet kritike, kjo është një pjesë e rëndësishme për presidentin. Është shumë e rëndësishme për presidentin, sepse do të rikuperojë dollarët e taksave amerikane”.

"Dhe gjithashtu do të jetë një partneritet i madh ekonomik midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit ukrainas, si dhe ata do të rindërtojnë vendin e tyre pas kësaj lufte brutale," shtoi Leavitt.

TRT Balkan / agjencitë