Siri, ministër i Mbrojtjes emërohet Murhaf Abu Qasra /                    Foto: AA

Administrata e re e Sirisë emëroi sot Murhaf Abu Qasran si ministër të Mbrojtjes.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se Abu Qasra u emërua ministër i Mbrojtjes në qeverinë e re të përkohshme.

Emërimi është pjesë e përpjekjeve për t'i ristrukturuar institucionet shtetërore të Sirisë pas rënies së regjimit të Bashar Asadit më 8 dhjetor.

Asadi, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, që kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

AA