Siri: Vriten 14 policë në pritë nga mbështetësit e regjimit të Asadit           Foto: AA

Elementët e regjimit të rrëzuar të Bashar Al-Asadit ngritën pritë kundër forcave të sigurisë së administratës së re në qytetin Tartus të Sirisë, nga ku humbën jetën 14 persona.

Ministri i Brendshëm i administratës së re siriane, Mohammed Abdel Rahman, në një deklaratë për agjencinë zyrtare SANA të Sirisë, njoftoi se elementët e regjimit të rrëzuar ngritën pritë në Tartus ndaj forcave të sigurisë të lidhura me Ministrinë e Brendshme.

"14 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën në pritën e ngritur kundër forcave të lidhura me Ministrinë e Brendshme të cilat po kryenin detyrën e tyre për të garantuar sigurinë dhe rendin për popullatën në periferi të Tartusit", tha Abdel Rahman.

TRT Balkan / agjencitë