Sirianët në gjendje të rëndë pas tërmetit shkatërrues.

Si pasojë e tërmetit shkatërrues, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaraş të Türkiyes, më shumë se 2.800 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 5.000 të tjerë u lënduan në pjesët veriore të Sirisë.

Sirianët në gjendje të rëndë pas tërmetit shkatërrues. AA

Një numër i madh banorësh në afërsi të Halepit kanë mbetur pa çati mbi kokë dhe po kërkojnë mënyra për të përballuar temperaturat shumë të ulëta. Ata e kalojnë natën në makina, rimorkio kamionësh, madje edhe në rrugë, duke ndezur zjarr.

Sirianët në gjendje të rëndë pas tërmetit shkatërrues. AA

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar që nga 6 shkurti në Idlib, Halep, Hama, Latakia dhe Tartus, të cilat u prekën më së shumti nga tërmetet. Shumë ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan në zonat e kontrolluara nga opozita në veri të Sirisë.

Sirianët në gjendje të rëndë pas tërmetit shkatërrues. AA

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, goditën rëndë edhe Sirinë.




TRT Balkan / agjencitë