Slloveni, çaktivizohet një bombë 104-kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore / Photo: Komuna e Nova Goricës / Photo: AA

Në një kantier ndërtimi në Nova Goricë, një qytet në Slloveninë perëndimore në kufirin me Italinë, u çaktivizua një bombë prej 104 kilogramësh nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një deklaratë për gazetarët, Srećko Šestan nga Mbrojtja Civile deklaroi se shtatë bomba nga Lufta e Dytë Botërore janë gjetur më parë në të njëjtin kantier ndërtimi në Nova Goricë.

"Shpresoj që kjo të jetë e fundit," tha ai.

Šestan tha se Sllovenia dhe Italia evakuuan rreth pesë mijë njerëz gjatë operacionit të çaktivizimit të bombës.

Banorët në të dyja anët e kufirit slloveno-italian u kthyen në shtëpitë e tyre pasi një ekip slloven çminues çaktivizoi në mënyrë të sigurt bombën.

Bomba prej 104 kilogramësh, e prodhuar në Britaninë e Madhe, u zbulua më 23 shtator nga punëtorët që rinovonin stacionin e trenit në Nova Goricë. Besohet se stacioni hekurudhor në Nova Goricë është bombarduar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se gjatë luftës janë hedhur rreth 60 mijë bomba në Slloveni.

Historianët besojnë se gjashtë mijë nga këto bomba nuk kanë shpërthyer kurrë.

AA