Një spital në shtetin gjerman të North Rhine-Westphaliai i ka mohuar praktikën një vajze 14-vjeçare për shkak të shamisë.
Me kërkesë të TRT Deutsch, Shoqata Ungjillore e Spitalit në qytetin Herne e menaxhuar nga kompania Castrop-Rauxel shkroi të enjten se shamia "nuk është në përputhje me detyrën e neutralitetit dhe besnikërisë që kërkohet në spitalet tona".
“Mbajtja e shamisë në detyrë dhe gjatë stazhit” nuk lejohet, u përgjigj spitali në deklaratë. Shoqëria e përkufizon veten publikisht si një "shtëpi e krishterë".
Kthehet në shtëpi "me lot në sy"
Studentja në deklaratë për TRT Deutsch ishte prononcuar për mundësinë e punësimit në Spitalin Ungjillor Herne kishte mësuar përmes një njoftimi për praktikë në shkollën e saj.
Pas një konsultimi në vend dhe një telefonate më vonë në spital, ajo u ftua "ngrohtësisht" në një intervistë.
“Pyetja e parë që më bënë gjatë intervistës ishte nëse ‘me të vërtetë’ kisha ndërmend të bëja praktikën time atje me shaminë time”, tha studentja për TRT Deutsch.
Ajo u refuzua për shkak të shamisë së saj pasi i tha "po" pyetjes.
“Isha pa fjalë në këtë moment dhe nuk dija çfarë të thoja pas kësaj deklarate raciste. (…) U ktheva në shtëpi me lot në sy", tha ajo.
31 Tet 2022
Spitali gjerman i mohon praktikën vajzës adoleshente për shkak të shamisë
Gjatë intervistimit në spitalin shtetëror në North Rhine-Westphaliai, pyetja e para e cila i është parashtruar nxënëses 14 - vjeçare ka qene se "me të vërtetë" mendon të realizoj praktikën me shaminë.
TRT World
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kryeprokurori i GjNP-së bën thirrje që të zbatohen urdhërarrestet
GjNP-ja nuk ka autoritet për të zbatuar mandatin e saj, por, teknikisht, secili nga 124 shtetet palë në Statutin e Romës duhet ta arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin Galant dhe kreun e Hamasit, Mohamed Deif.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore