Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, i cili është emëruar edhe si president i përkohshëm i shtetit, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vazhdën e trazirave në vend.
Mediat e rajonit njoftuan se gazeta zyrtare në vend u botua në orët e vona të natës, ku thuhet se Wickremesinghe shpall gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin që nga mëngjesi i sotëm si masë paraprake.
Po ashtu thuhet se ky vendim është marrë për të ruajtur sigurinë publike, rendin publik dhe materialet dhe shërbimet e nevojshme për jetën e komunitetit.
Situata në Sri Lankë
Banorët e Sri Lankës i shtuan protestat e tyre kundër situatës financiare të vendit dhe mungesës së karburantit në fund të marsit.
Pas dhunës u shpall një shtetrrethim mbarëkombëtar dhe qeveria urdhëroi të hapej zjarr mbi këdo që dëmtonte pronën publike ose të tjerët gjatë protestave.
Më 9 korrik, protestuesit hynë në rezidencën e kryeministrit dhe i vunë flakën ndërtesës.
Presidenti Gotabaya Rajapaksa, me gruan dhe dy truprojat, shkuan në Maldive më 13 korrik dhe në Singapor të nesërmen.
Wickremesinghe u emërua president i përkohshëm pasi Rajapaksa u largua nga vendi.
Rajapaksa dërgoi letrën e tij të dorëheqjes përmes postës elektronike më 14 korrik.
Në protestat e përhapura në të gjithë vendin kanë humbur jetën nëntë persona, duke përfshirë një deputet të partisë në pushtet dhe dy policë, kurse të paktën 250 të tjerë janë plagosur.
18 Kor 2022
Sri Lanka shpall gjendje të jashtëzakonshme
Vendimi është sjell për të ruajtur sigurinë, rendin publik dhe materialet dhe shërbimet e nevojshme për jetën e komunitetit
AA
Lajme të ngjashme
Presidenti gjerman përsëriti mbështetjen e tij për Izraelin
Duke akuzuar liderët e disa vendeve evropiane për "zbatim të standardeve të dyfishta dhe sjellje hipokrite" ndaj Izraelit, Herzog ka thënë se "përgjegjësia për dhimbjen dhe vuajtjet e atyre që jetojnë në Gaza bie kryesisht drejtpërdrejt mbi Hamasin".
Serbia në pritje të presidentit kinez, 3.400 të angazhuar për siguri
Serbia po pret me vëmendje të madhe politike vizitën dyditore të presidentit kinez Xi Jinping, i cili do të arrijë pasditen e së martës dhe do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe me një program të planifikuar me kujdes.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.