Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca nuk ka plane të dërgojë trupa ushtarak në Ukrainë. Kjo deklaratw e shefit te NATO-s erdhi pas raporteve se disa vende perëndimore mund të konsiderojnë vendosjen e forcave ushtarake në vendin e shkatërruar nga lufta.
Stoltenberg tha se “aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën. Ne e kemi bërë këtë që nga viti 2014 dhe jemi rritur pas pushtimit në shkallë të gjerë. Por, nuk ka plane për trupa luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë.”
Përpara një udhëtimi në Paris, ku zyrtarë të lartë nga mbi 20 vende diskutuan opsionet për të rritur ndihmën për Ukrainën, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico tha se disa vende po mendojnë nëse do të arrijnë marrëveshje dypalëshe për të dërguar trupa në Ukrainë për ta ndihmuar atë të shmangë sulmi Rusinë.