Stoltenberg: ShBA-ja dhe Evropa kanë nevojë për sigurinë e njëra-tjetrës / Photo: AA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke shënuar 75-vjetorin e themelimit të aleancës, tha se ajo jo vetëm që përhap "paqe, demokraci dhe prosperitet" në gjithë Evropën, por gjithashtu "shumëfishoi fuqinë e Amerikës".

"Sot ne festojmë 75-vjetorin e aleancës më të fortë, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme në histori", tha kreu i NATO-s në ceremoninë e mbajtur në Bruksel.

"Evropa ka nevojë për Amerikën e Veriut për sigurinë e saj. Në të njëjtën kohë, Amerika e Veriut gjithashtu ka nevojë për Evropën", tha ai, duke shtuar: "Aleatët evropianë ofrojnë ushtri të klasit botëror, rrjete të mëdha inteligjence dhe mundësi unike diplomatike, duke shumëfishuar fuqinë e Amerikës".

Ai theksoi se nuk beson në konceptet "Amerika e vetme" apo "Evropën e vetme".

"Unë besoj në Amerikën dhe Evropën së bashku në NATO, sepse ne jemi më të fortë dhe më të sigurt së bashku", shtoi ai.

Ai theksoi gjithashtu se ndarja e drejtë e barrës midis anëtarëve është thelbësore dhe tha se Evropa po investon më shumë, pasi shumica e aleatëve të NATO-s do të investojnë të paktën 2 për qind të PBB-së në mbrojtje në vitin 2024.

Ky përvjetor e gjen aleancën e pas - Luftës së Dytë Botërore - me një rekord prej 32 anëtarësh, pasi së fundmi janë pranuar edhe Finlanda dhe Suedia, të cilët kërkuan anëtarësim për shkak të luftës në Ukrainë.

AA
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj