Sulm me thikë në Paris, plagosen 6 persona / Foto: AA

Gjashtë persona u plagosën me thikë në Paris mëngjesin e së mërkurës, raportojnë mediat lokale. Një i dyshuar ka sulmuar me thikë duke lënduar gjashtë persona, përfshirë edhe një oficer policie, në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris.

Sipas transmetuesit francez BFMTV, i dyshuari ishte një burrë, i cili, sipas ministrit të brendshëm francez, “u neutralizua shpejt”.

"Një individ plagosi disa njerëz këtë mëngjes në Gare du Nord. Ai u neutralizua shpejt," tha Gerald Darmanin në Twitter.

Ai falënderoi policinë për "përgjigjen e saj efektive dhe të guximshme".

Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje në qarkullim dhe në vendngjarje janë dërguar edhe ekipe mjekësore.

AA