Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një sulm ndaj një shkolle në qytetin Ijevsk të Republikës Udmurtya të Rusisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Rusisë, një person i paidentifikuar ka sulmuar shkollën numër 88 në qytetin Ijevsk të rajonit rus Udmurtya.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar forcat e sigurisë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit janë evakuuar nga shkolla.
Në njoftimin e Komitetit të Hetimit të Rusisë, thuhet se sipas vlerësimeve të para mes 13 të vdekurve gjenden edhe 7 fëmijë, ndërsa janë plagosur gjithsej 21 persona prej të cilëve 14 fëmijë.
Sulmuesi ka bërë vetëvrasje. Ndërsa, Republika e Udmurtya ka shpallur një periudhë zie deri më 29 shtator.
AA